Gjykata Kushtetuese ka shpallur vendimin për çështjen me kërkues ish-ministrin Ilir Beqaj, i cili kishte paraqitur ankim kushtetues individual kundër vendimeve gjyqësore që caktuan ndaj tij masën e sigurimit personal “arrest në burg”.
Ankimi i Beqajt lidhej me masën e sigurisë të vendosur nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila në korrik 2024 kishte caktuar ndaj tij masën “arrest në burg”, vendim që më pas u la në fuqi edhe nga Apeli i GJKKO-së dhe nga Gjykata e Lartë.
Në vendimin e saj, Gjykata Kushtetuese vlerësoi se kufizimi i lirisë personale të Beqajt është bërë në përputhje me ligjin dhe mbi bazën e dyshimeve të arsyeshme për veprat penale për të cilat ai po hetohet.
Sipas gjykatës, vendimet e gjykatave të zakonshme janë mbështetur në prova dhe në rrethanat e hetimit penal dhe për këtë arsye argumentoi se nuk ka pasur shkelje të të drejtës për liri personale dhe as të parimit të sigurisë juridike apo proporcionalitetit në caktimin e masës së sigurimit.
VENDIMI I GJYKATËS KUSHTETUESE:
Gjykata Kushtetuese, në mbështetje të neneve 131, pika 1, shkronja “f” dhe 134, pika 1, shkronja “i”, të Kushtetutës, si dhe neneve 72 e vijues të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me shumicë votash,Ky vendim është përfundimtar dhe hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare.
Lini një Përgjigje