
Në këtë Edicion Informativ ju ftojmë të ndiqni zhvillimet kryesore deri në këtë orë të ditës:
Lufta në Lindjen e Mesme – Irani sulmon bazën e NATO-s në Turqi; tensione të mëdha, Trump reagon, dyshohet se Mojtaba Khamenei nuk është gjallë.
Energjetikë strategjik – Mediat greke zbulojnë takimin e Edi Ramës me ambasadoren amerikane Guilfoyle; diskutohet ndërtimi i një terminali lundrues për LNG në Shqipëri.
Barazia gjinore – Kushtetuesja kalon për shqyrtim padinë e Koalicionit pro Familjes që kërkon shfuqizimin e ligjit, duke argumentuar se dëmton familjen dhe fëmijët.
Unaza e Madhe – GJKKO shpall të pafajshëm gjashtë zyrtarë të ARRSH-së për shkelje të barazisë në tendera, duke përfshirë kontratën e dhënë Pëllumb Salillarit.
Zjarr te “Ali Demi” – Një pallat merr flakë, humb jetën i moshuari Theodhor Llulla; flakët përfshinë katin e parë dhe u përhapën shpejt.
Aksident tragjik – 20-vjeçari Kristjan Kola humb jetën pas aksidentit në aksin Rrile–Shënkoll, i transportuar prej ditësh te Trauma.
Mafia shqiptare në Ekuador – 26 të arrestuar pas operacionit “Bremen”; sekuestrohen tonelata droge të trafikuara drejt Kanadasë dhe Europës.
KFOR dhe Ballkani – Kongresmenë dhe senatorë amerikanë i dërgojnë letër Marco Rubios, duke kërkuar të ruhet prania e trupave në Kosovë për të mos destabilizuar rajonin.
Sport – Jasir Asani rikthehet në Shkup; shpreson të shënojë sërish gol ndaj Polonisë dhe të ndihmojë Shqipërinë drejt kualifikimit për Botërorin.
Vetem per kujtese Kush i mban mend si kane qene keto dy zdromset para se te merrnin poste ne qeverite rama