Dogana shqiptare në bashkëpunim dhe koordinim intensiv me degët doganore në Kakavijë dhe në Durrës, kanë bllokuar 5340 palë atlete, që cënojnë pronësinë intelektuale për markat.
Mallrat u përkasin markave "Christian Dior" dhe "New Balance" dhe bllokimi u krye në dyshimin për cënim të të drejtave të pronësisë intelektuale.
Bllokimi i mallrave u realizua në kuadër të angazhimit të Drejtorisë Përgjithshme e Doganës për garantimin e barazisë në tregëtinë e lirë dhe zbatimin e ligjit.
Gjatë kontrollit u sekuestruan 5340 palë atlete që mbanin emrat e markave Christian Dior dhe New Balance, për të cilat ka dyshime se cenojnë të drejtat e pronësisë intelektuale.
Mallrat janë bllokuar për verifikime të mëtejshme, ndërsa strukturat doganore po vijojnë procedurat për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për produkte të falsifikuara.





"orgjinale o buuuuur",