
Ndoshta, punëtorët nuk e dinë faktin që përveç tenderëve, kryetari i sindikatës së tyre, Kol Nikollaj, ka marrë leje koncesionare edhe për ndërtimin e dy hidrocentraleve në Selitë të Mirditës...
Kur dëgjon sharlatanin Kol Nikollaj, që flet si kryetar i sindikatave, mendon se mbron interesat e punonjësve, por faktikisht mbron vjedhjet e pasurive të sindikatës, dhe bën pazare me pushtetin për të marrë tenderë e koncesione, por edhe miliona nga firmat private me presione për greva.
Nëpërmjet kompanisë “Kthella” sh.p.k, ku Kol Nikollaj ka aksione në hije, ka marrë tenderin e radhës, këtë herë nga Bashkia e Mirditës, me vlerë 325 milionë lekë për asfaltim rrugësh të zonës, shpallur në datën 9 mars 2026.

Nuk e ndalon askush Kolën, të bëjë biznes dhe të marrë tenderë, pasuri e koncesione nga pushteti lokal dhe qeveria, por ai përdor pozitën dhe presionin e sindikatës që ka uzurpuar prej 25 vitesh, për të bërë pazare e përfituar asete publike.
Xhambazit Kol Nikollaj të konfederatës pseudo-sindikale, i kanë ecur aq mbarë pazaret me ministrat, drejtorët e kryebashkiakët, sa kompania “Khella” sh.p.k, gjatë 10 viteve të fundit ka marrë 36 milionë Euro tenderë, disa në bashkëpunim me firma të tjera.
Ndoshta, punëtorët nuk e dinë faktin që përveç tenderëve, kryetari i sindikatës së tyre, Kol Nikollaj, ka marrë koncesion edhe për ndërtimin e dy hidrocentraleve në Selitë të Mirditës, konkretisht në Bardhaj, në Lufaj-Përroi Perlikaj e lumin Zalli i Tharrit.
Sipas dokumenteve zyrtare, janë dy HEC-et private të quajtura “Bushi” dhe “Bushi-1”, për të cilat, Kryetari i Konfederatës së Sindikatave, Kol Nikollaj, figuron aplikues në qeveri, për marrjen e licencave dhe lejeve mjedisore në emër kompanisë “Kthella” sh.p.k.

Këto HEC-e, me të cilët do prodhojë dhe do shesë energji për 35 vite, Kol Nikollaj nuk i ka marrë për të siguruar të ardhura për sindikatën apo mbrojtjen juridike të punëtorëve, por për vete si shpërblim nga qeveria, meqë pengon, manipulon dhe shuan protestat e punonjësve.
Për të njëjtat pazare kundër interesave të punonjësve, kryesharlatani i psedo-konfederatës sindikale, Kol Nikollaj, është shpërblyer e vazhdon të shpërblehet me tenderë, deri tani me vlerë totale 36 milionë Euro.
Por punëtorët e dinë, që me milionat e zhvatura nga shitjet dhe kontratat e qirave të pasurive të sindikatës, dhe me milionat që u ka zhvatur kompanive pas presioneve për greva, Kol Nikollaj bën jetë luksoze dhe harbohet në Shqipëri. Por edhe jashtë Shqipërisë i shoqëruar nga konkubina, ku ka bërë shumë udhëtime, gjasme për interesat e punonjësve./Pamfleti
Sindikalist i perjetshem.