TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Mars 2025, 13:02

Kërkoi ndryshim të masës së sigurisë, Gjykata e Posaçme rrëzon Jamarbër Malltezin 

Shkruar nga Pamfleti

Kërkoi ndryshim të masës së sigurisë, Gjykata e

Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Jamarbër Malltezit për lirim nga masa “arrest në shtëpi”.

Kjo nuk është hera e parë që Malltezi kërkon revokim të masës së sigurisë. Një tjetër kërkesë e tij e bërë më herët është rrëzuar më 24 janar të këtij viti nga Apeli i GJKKO-së.

Jamarbër Malltezi që prej muajit nëntor të vitit 2023 është lënë në “arrest shtëpie” me vendim të gjyqtares Ilirjana Olldashi, e cila ndryshoi vendimin e shkallës së parë, duke e liruar nga burgu. Malltezi akuzohet për korrupsioni pasiv, kryer në bashkëpunim lidhur me dosjen "Partizani". 

Lini një Përgjigje