TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Mars 2024, 07:23

Kërcënime dhe shtanazhe në ‘Telegram’, shefi i Krimit Kibernetik: Do të ketë arrestime

Shkruar nga Pamfleti

Kërcënime dhe shtanazhe në ‘Telegram’, shefi i Krimit

Rrjetet sociale dhe platformat onine janë kthyer në problematike, ku janë shfaqur dhe shtuar fenomene si kërcënimet dhe shantazhet.

Shefi i sektorit të Hetimit të Krimit Kibernetik në Tiranë, Klodian Bilushi, tha se nga këto fenomene ka shumë të arrestuar.

“Shantazhet dhe përndjekjet online do t’i përkufizonim si një grup i caktuar, që duke hyrë me profile false komunikojmë me personin e dëmtuar duke i kërkuar foto apo video të tyre. Kemi patur shumë raste, që ky sektor është krijuar dhe ka shumë persona të arrestuar dhe vazhdojmë të sensibilizojmë për këtë fenomen. Raste për thirrje ekstremiste, për terrorizmin po flasim, nuk kemi pasur, por këto fenomene janë të monitorueshme në 24 orë në shtatë ditë”, tha ai.

I pyetur se ku operojnë grupet, të cilët shpërndajnë materiale të dhunshme, shpeshherë me përmbajtje pornografike ku protagonistë janë të mitur, Bilushi tha se platforma më e përdorur është ‘Telegram’.

“Në Telegram, të cilët nëpërmjet njeri-tjetrit duke hedhur materiale, të cilat i marrin nëpër portale të tjera që materiali i tyre nuk është autentik. Ka materiale dhe pornografi me të mitur dhe po ndiqen me rigorozitet nga ana jonë. Do ketë rezultate shumë shpejt edhe për këto grupe dhe do ketë të arrestuar”, theksoi ai duke shtuar se do ketë arrestime për këto grupe, të cilat nxisin dhunë dhe përhapin materiale me përmbajtje shantazhuese: “Do ketë të arrestuar persona që administrojnë këto grupe dhe që janë anëtarë të këtyre grupeve. Sipas informacioneve tona, këto persona janë brenda dhe jashtë territorit shqiptar”, tha ai.

Gjatë diskutimit në studio, Bilushi tha se shumë aplikacione në botën e teknologjisë duhet të jenë të ndaluara tek adoleshentët, pasi sipas tij nxisin dhunë.

Ai shtoi se legjislacioni i Shqipërisë për luftimin e këtyre fenomeneve është i mirë, por shtoi se duhen bërë përditësime duke iu përgjigjur edhe zhvillimit të teknologjisë.

“Disa nga aplikacionet që ekzistojë në botën e teknologjisë duhet të jenë të ndaluara për t’u përdorur nga të miturit, por ky është një objektiv që nuk përmbushet vetëm nga ne, por duhet një konsensus dhe bashkëpunim me familjarët e të miturve. Legjislacioni aktual që kemi është i mjaftueshëm, por po punojmë me përmirësimin e tij dhe duke ecur bashkërisht me evoluimin e teknologjisë”, tha ai.

krimi kibernetik

Lini një Përgjigje