
Dy kryebashkiakët e Himarës ndodhen pas hekurave dhe bashkia ka mbetur pa kryetarë mes lëvizjeve të drejtësisë dhe intrigave të politikës.
Në një intervistë për “Report Tv” gazetari Adriatik Doçi u shpreh se Jorgo Goro është periferik në çështjen për të cilën hetohet dhe arresti ndaj tij është një masë ekstreme. Ai shprehet se Goro duhet të ishte goditur më përpara nga SPAK për ndërtime të paligjshme. Sipas tij, kjo është një dosje e sforcuar.
“Shukri Xhelili kryetari i Dibrës, u shkarkua pas video-skandalit. Ndonëse nuk kishte dënim ndaj tij. Organi fundor është Gjykata Kushtetuese. Ajo që më shqetëson, Jorgo Goro ka një rol periferik në këtë çështje. Nuk është protagonist. SPAK ende merret me kanale, tapi. Duhet të ishte goditur më përpara nga SPAK për ndërtime të paligjshme. Është një dosje e sforcuar. Thelbi kush përfiton nga kjo histori. Ka dy pika, një masë ekstreme sigurie në raport me veprën penale.
Ka persona nën akuzë për pastrim parash si dhëndri i Berishës që ka një masë më të butë. Besoj se është ngarkuar edhe më çështje politike ka një lloj presioni edhe nga fqinjët nga Greqia, me një masë ekstreme ndaj Goros bëhet një lloj balance me çështjen Beleri. Ka ngarkesa kriminale Beleri, që në opinionin tim nuk duhet të ishte kandiduar”, tha Doçi.
Lini një Përgjigje