TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Dhjetor 2025, 21:11

“Kemi vendosur 20 kamera te dera”, Artan Hoxha: Drejtësia nuk është vetëm SPAK-u, dosjet janë bërë mullar

Shkruar nga Pamfleti
“Kemi vendosur 20 kamera te dera”, Artan Hoxha: Drejtësia nuk
Artan Hoxha

Gazetari Artan Hoxha, deklaroi se drejtësia në vendin tonë “është në kolaps”. Sipas tij, reforma nuk është vetëm SPAK. Sipas tij, Reforma në Drejtësi ka dështuar.

"Ne e kemi dëmtuar në mënyrë të pariparueshme sistemin tonë të drejtësisë. E kemi çuar stokun 180 mijë dosje, e kemi në kolaps sistemin", tha Hoxha.

Sipas tij, po merremi vetëm me SPAK-un, që në fakt heton vetëm 0,3% të dosjeve.

"Merremi vetëm me SPAK-un, kemi vendosur 20 kamera te dera e SPAK-ut dhe shohim kush hyn e kush del. SPAK-u sot heton 0,3% të dosjeve. Pjesa tjetër e shqiptarëve ngrohen në diell. Imagjino, gjyqi për shpifje i Ramës me Bashën deshi 7 vite kohë, kjo është reforma. Këtë nuk ia thonë asnjë ndërkombëtari, asnjë ambasadori. Në këtë vend nuk ka më drejtësi”, shtoi gazetari Artan Hoxha i ftuar në studion e “Off the Record” në A2CNN.

Lini një Përgjigje