TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Korrik 2024, 20:50

Kaosi në Thumanë-Kashar dhe rritja e tarifës, reagon Ministria e Infrastrukturës: Pagesa 2.1 euro është pa TVSH

Shkruar nga Pamfleti

Kaosi në Thumanë-Kashar dhe rritja e tarifës, reagon Ministria e

Ministria e Infrastrukturës ka reaguar mbi kaosin në Thumanë-kashar. Qytetarët u përballën me trafik të lartë, teksa tarifa po ashtu kishte ndryshuar. Edhe pse u tha se do paguhej 2.1 euro, në faturë ishte shtuar TVSH-ja, duke e çuar koston në 270 lekë.

Vetë ministri shprehet se në akse të caktuara do të bëhet testimi i kalimit me pagesë, teksa specifikon se 2.1 euro është pa TVSH, që do të thotë se kur të fillojë sistemi i plotë me pagesë qytetarët do të duhet të paguajnë dhe TVSH.

Reagimi

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njofton se sistemi i pagesës për aksin rrugor Thumanë – Kashar do të nisë zyrtarisht në ditët në vazhdim, por publiku do të njoftohet paraprakisht për datën dhe orarin e fillimit të pagesës.

Deri në nisjen e këtij procesi, kompania do të kryejë në segmente të ndryshme kohore, testime të kufizuara të sistemit të pagesës, për të kolauduar sistemin dhe aftësinë përpunuese të stafit. Lidhur me orarin e këtyre testimeve publiku do të njoftohet 24 orë më përpara.

Pagesa për kalimin në këtë aks do të jetë 2.1 euro pa TVSH, ose ekuivalenca e saj në lekë sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, në datën e fillimit të operimit të sistemit të pagesës.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve gjatë fazës së kolaudimit, pasi ky aks rrugor u hap përpara afatit për t’i dhënë frymëmarrje qarkullimit dhe për të lehtësuar trafikun në akset e veriut si dhe për të ndihmuar qytetarët që qarkullojnë në këto akse.

Lini një Përgjigje