
Avokati Spartak Ngjela foli mbi të dhënat e Censit, që sipas tij nuk janë të sakta. Në një intervistë për Report tv, Ngjela tha se shërbimet e huaja, si Moska, Beogradi e Athina kanë ndërhyrë në të dhënat e Censit. Sipas tij, në Shqipëri janë rreth 3 mln banorë.
Sipas tij, kalkulimet e nxjerra janë me tendencë dhe janë paguar nga të huajt.
“Kush e ka bërë Censin? Merr votimet e fundit, shikoje sa është përqindja e pjesëmarrësve, numri i tyre dhe do bëni kalukimet, sa është numri dhe sa janë votuesit. Ajo është përqindja. Se në këtë 3 mln votues, nuk janë fëmijët. 100 mijë fëmijë ka Shqipëria? Pastaj e shikoni që e kanë gabim. Janë shërbimet e huaja që i kemi kundër, të tëra ato i bëjnë. Beogradi, Moska deri diku edhe Athina. Mos shiheni kurrë se çfarë thonë ndërkombëtarët. Dëgjoni vetëm Uashingtonin, se ata janë aleatë me ne dhe gënjen.
Ceni e nxori 2 mln e 400 mijë. Sa fëmijë janë, ose merrni votimet dhe shini sa është numri i votuesve. Sa votuan dhe sa është numri i fëmijëve që s’kanë të drejtë vote. Unë them janë rreth 3 mln e 100 mijë, mbi 3 mln janë që janë këtu stabël. Kalkulimet janë me tendencë, kush i paguan. Athina, sidomos Beogradi e Moska. Gjithë tmerri i tyre, i tmerron afërsia e aleancës shqiptaro-amerikane, më kanë thënë ekspertët”, tha Ngjela.
Lini një Përgjigje