TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Korrik 2024, 17:50

“Plani i Greqisë dështoi”, Frrok Çupi: Himara është kthyer në mollë sherri edhe për grupet kriminale!  

Shkruar nga Pamfleti

“Plani i Greqisë dështoi”, Frrok Çupi: Himara

Analisti Frrok Çupi, duke folur për zgjedhjet e reja në Himarë, deklaroi ëndrra e grekëve ka qenë për të marrë Himarën.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Çupi u shpreh se Himara është kthyer në mollë sherri jo vetëm për shkak të politikës, por edhe nga grupet kriminale, jo vetëm brenda, por edhe jashtë vendit.

Të gjithë kryetarët, janë para drejtësisë. Himara është kthyer në mollë sherri edhe nga grupet kriminale, jo vetëm të vendit. Ëndrra e tyre, ishte ëndërr e parë para 100 vjetësh.

Ëndrrat e njerëzve manipulues janë shumë të thella. Edhe njerëz që kanë jetuar aty në qarqe mafioze, mafia kontrollon individin, gjatë viteve ’92 e deri tani, është shtresëzuar makutëria.

Nuk mund të thuash se mund të ishte dikush nga Himara. Ata njerëz që mund të shkëlqejnë, në një vend mafioz nuk mund të nxjerrin cilësitë e tyre. Duhet një politikan i limituar, i cili e njeh ligjin dhe rrezikun e thyerjes së ligjit”, theksoi ai.

Çupi himara

Lini një Përgjigje