
Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në aksin Velipojë Shkodër. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:30 ku drejtuesja 39-vjeçare ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë është dëmtuar një 14-vjeçare (pasagjere) e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë që grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Shkodër/Informacion paraprak/ Rreth orës 15:30, në aksin rrugor “Velipojë-Shkodër”, shtetasja S. K., 39 vjeçe, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë është dëmtuar një 14-vjeçare (pasagjere) e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Lini një Përgjigje