TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Korrik 2024, 20:40

Opinion nga ‘Venecia’ për mandatin e Xhaçkës, Bardhi për kërkesën e mazhorancës: E paligjshme dhe qesharake!

Shkruar nga Pamfleti

Opinion nga ‘Venecia’ për mandatin e Xhaçkës,

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi e ka konsideruar të paligjshme dhe qesharake kërkesën e mazhorancës, drejtuar Gjykatës Kushtetuese, në lidhje me një kërkesë për opinion nga Komisioni i Venecias lidhur me mandatin e deputetes Olta Xhaçka.

Me anë të një reagimi në platformën ‘X’, Bardhi thotë se Gjykata Kushtetuese ka përfunduar shqyrtimin e çështjes dhe sa më parë duhet të rivendosë autoritetin për mbrojtjen e Kushtetutës dhe shtetit ligjor.

“Mazhoranca socialiste i kërkon Gjykatës Kushtetuese të marrë një opinion këshillimor nga Komisioni i Venecias se si duhet gjyqtarët kushtetues ta lexojnë vendimin e tyre nr. 1/2023 për mandatin e deputetes strategjike Olta Xhaçka. Kërkesa përveçse e paligjshme, është qesharake deri në absurditet!

Gjykata Kushtetuese ka përfunduar shqyrtimin e çështjes dhe sa më parë duhet të rivendosë autoritetin për mbrojtjen e Kushtetutës dhe shtetit ligjor. Asnjë vonesë e mëtejshme nuk mund të tolerohet dhe do të ishte fundi i kushtetutshmërisë në vend”, thuhet në reagim.

Lini një Përgjigje