
SPAK ka vendos në sekuestro preventive bazën detare të Sarandës, vendim ky që lidhet me denoncimin e Artur Meçollarit për privatizimin e pronave të ushtrisë.
Për këtë çështje ish shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, aktualisht deputet i PS-së, Bardhyl Kollçaku është paraqitur në SPAK dhe është marrë në pyetje bashkë me Artur Meçollarin, denoncuesin e tij.
Më 9 Mars ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, aktualisht deputet i PS-së, Bardhyl Kollçaku qëndroi për 3 orë e 20 minuta, në Prokurorinë e Posaçme, ku dha deklarime lidhur me hetimet që po kryhen mbi dyshimet e abuzimit me pronat e Ushtrisë.
Këto hetimet nisën nga SPAK pas kallëzimit të ish zv.Komandant i Forcës Detare Artur Meçollari.
Edhe ky i fundit u thirr nga prokurorët e SPAK në të njëjtën orë me deputetin Kollçaku. Ish-shefi i shtabit të Forcave të Armatosura pas daljes nga SPAK nuk pranoi të komentojë deklarimet që dha.
Ndryshe nga Kollçaku, Artur Meçollari, i cili qëndroi në prokurori më gjatë, u shpreh se ishte thirrur nën cilësinë e personit që ka dijeni për hetimet dhe që ka bërë kallëzimin.
Meçollari kallëzoi në SPAK në Mars dhe në Prill të 2021, zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes me argumentin e shpërdorimit të detyrës, për pronat e ushtrisë në bazën e Limionit në Sarandë dhe në bazën detare të Shëngjinit.
Lini një Përgjigje