TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Mars 2023, 08:10

Reshje shiu dhe kthjellime, mësoni si do të jetë moti për fundjavë

Shkruar nga Pamfleti

Reshje shiu dhe kthjellime, mësoni si do të jetë moti për

Dita e shtunë do të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira dhe prej mesdite edhe intervale kthjellimesh, raporton Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Reshjet e shiut pritet të jenë të herëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht mesatar deri në mesditë, më pas reshjet do të lokalizohen vetëm përgjatë relieveve malore deri në orët e mbrëmjes.

Dita e diel do të ketë mot  me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat në jug të vendit në orët e mëngjesit do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët

Era ditën e shtunë do të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi deri në 8m/sek, shoqëruar me një valëzim në dete të forcës 1-2ballë.

Ditën e diel era do të jetë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 15m/sek, duke bërë që valëzimi në detet të jetë i forcës 2-3 ballë.

Reshje shiu dhe kthjellime, mësoni si do të jetë moti për

moti shqipëri

Lini një Përgjigje