TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Nëntor 2023, 07:33

"Janë 4 milionë euro pasuri që u vodhën", eksperti i kriminalistikës tregon si lidhet krimi me Policinë e Shtetit

Shkruar nga Pamfleti
"Janë 4 milionë euro pasuri që u vodhën", eksperti
Erzen dhe Eralbi Breçani e Ervin Mata

Eksperti i Kriminalistikës, Artan Rexhepi, është shprehur se nuk është i çuditur nga operacioni i ashtuquajtur “Metamorfoza 2”, ku në pranga ranë drejtues të lartë të Policisë.

Rexhepi tha se organizatat kriminale kanë lidhje shumë të forta me strukturat e Policisë së Shtetit, në mënyrë që të realizojnë me sukses aktivitetin e tyre.

Ai tha se për të shkarkuar 600 kilogramë drogë, lihet një person peng nga Policia te grupet kriminale dhe nëse gjërat nuk shkojnë sipas planit, ai eleminohet.

“Një shef komisariati me 100 mijë euro, zotëri ça të ardhurash ke, me çfarë merrem? E mbani mend makinën që u kap me drogë, doli droga, ia vodhën në rrugë dhe nuk pati të ndaluar? Si u vidhka 100 kile drogë, i dilka makinës që po sjell drogëm “Banaking” a kush ishte? Si të më çudisë mua ky SKY? Si iu vidhka droga makinës së shoqëruar me oficerë?

Dini të jetë ndaluar ndonjë apo të jetë kërkuar ku vajti? Janë 4 milionë euro pasuri që u vodhën. Ka burrë t’i dalë policisë pa bashkëpunim? Po ka njeri që të shkarkojë 600 kile drogë pa i lidhur strukturat më të larta të shtetit dhe pa pas kanale gati? Lihet personi peng atje, i gjallë, fizik dhe po dështoi eleminohet. Po si u kalokan 600 kile pa e asfaltuar rrugën deri në nivele që s’ta merr mendja”, është shprehur Rexhepi.

artan rexhepi

Lini një Përgjigje