
Kryeministri Edi Rama, gjatë homazheve në nder të regjisorit Dhimitër Anagnosti, la edhe një mesazh në librin e ngushëllimeve.
Në mesazh shkruhet se Anagnosti do të prehet në Vunoin e tij, ku lindi dhe paqja do mbizotërojë mbi të.
“Jam i bindur që ke menduar shpesh për këtë ditë kur do të ndahesh përgjithnjë nga zhurma e qytetit e do të prehesh në Vunoin tënd, ku paqja e merituar do të jetë mbi ty.
Me mall Edi”, thuhet në mesazh.
Lini një Përgjigje