TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Shtator 2025, 10:01

Rregullorja e re në shkolla, masat ndëshkuese nëse nxënësit përdorin celularin

Shkruar nga Pamfleti

Rregullorja e re në shkolla, masat ndëshkuese nëse

Viti i ri shkollor për arsimin parauniversitar nis në 8 shtator, ditë kur hyn në fuqi edhe rregullorja e re për të gjitha shkollat 9-vjeçare dhe të mesme.

E gjithë rregullorja ka si synim të minimizojë përdorimin e telefonave në ambientet e shkollave, përmes masave që do të aplikohen.

Përmes një materiali të ilustruar nga Ministria e Arsimit, jepen detaje nga rregullat e reja për nxënësit dhe masat e përcaktuara në rast shkeljeje.

Rregullorja e re në shkolla, masat ndëshkuese nëse

Rregullorja e re kërkon bashkëpunim me prindërit për këtë proces dhe parashikon edhe veprimet që duhet të ndërmerren në raste të veçanta kur duhet përdorur telefoni.

Rregullorja e re në shkolla, masat ndëshkuese nëse

Në rregullore parashikohet se fëmijët mund të komunikojnë përmes telefonit me prindërit vetëm në raste urgjente.

Rregullorja e re në shkolla, masat ndëshkuese nëse

Telefonat, sipas rregullores, vendosen në kuti ose sirtarë në çdo klasë, duke qenë të fikur ose me opsionin ‘air mode’.

Rregullorja e re në shkolla, masat ndëshkuese nëse

Në rast se një nxënës kapet duke përdorur telefonin, ai këshillohet, njoftohet prindi përmes SMIP, kalon në fazën e këshillit nga Komisioni i Disiplinës.

Rregullorja e re në shkolla, masat ndëshkuese nëse

Ndërsa në rastet e nxënësve të shkollave të mesme, do të ketë përshkallëzim të masave, referuar rregulloreve të brendshme.  

1 Komente

  1. i
    ina

    une mendoj qe telefonat duhet te mblidhen dhe te vendoset ne kutine perkatese qe cdo klase te kete kutin e vet per telefonat.une personalisht ndihem rehat kur e derezoj telefonit pasi me len te perqendrohem ne mesim ndersa kur kam telefonin ne dore nuk me lejon qe te perqendrohem ne mesim prandaj eshte mire qe te mblidhen telefonat ne cdo ore mesimore

    Lini një Përgjigje