
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikon një mot me kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së sotme, 2 shtator 2025.
Sipas SHMU, moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi deri në 10 m/s.
Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen deri në 32 gradë celcius në të paktën 3 qytete të vendit, Durrës, Berat e Gjirokastër. Korcca dhe Bajram Curri do të resgjistrojnë vlerat më të ulëta sa i takon temperaturave maksimale, ku termometri nuk do të kalojë vlerën e 27 gradë.


Lini një Përgjigje