TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Shtator 2025, 11:08

I jepet lamtumira e fundit Dhimitër Anagnostit, në homazhe edhe kryeministri Rama

Shkruar nga Pamfleti

I jepet lamtumira e fundit Dhimitër Anagnostit, në homazhe edhe

Në hollin e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit po mbahen homazhet për lamtumirën e fundit të Dhimitër Anagnostit, ikonës së kinematografisë shqiptare, i cili u nda nga jeta pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë.

Aktorë, regjisorë, bashkëpunëtorë të afërt, figura të njohura të artit dhe politikës, si dhe qytetarë të shumtë, po i japin sot nderimet e fundit mjeshtrit të madh, i cili la pas një trashëgimi të pasur dhe të paharrueshme në kulturën shqiptare. Homazhet do të vijojnë deri në orën 13:00.

Në homazhet në nder të regjisorit të njohur Dhimitër Anagnosti, ka marrë pjesë edhe kryeministri Edi Rama.

Sipas amanetit të tij, Dhimitër Anagnosti do të prehet në Vuno të Himarës, vendlindjen që e mbajti gjithmonë pranë zemrës dhe të cilën e përmendi me dashuri përgjatë gjithë jetës.

Në shenjë nderimi për figurën e tij, Qeveria ka shpallur datën 2 Shtator Ditë Zie Kombëtare. Flamujt në të gjithë vendin janë ulur në gjysmështizë, ndërsa institucionet shtetërore po zhvillojnë homazhe për të përkujtuar jetën dhe veprën e një prej personaliteteve më të mëdha të artit shqiptar.

 

Lini një Përgjigje