TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Tetor 2025, 21:05

Ish-prokurori Karanxha: SPAK të veprojë për Irena Gjokën, si duhet të ndahet kjo punë njëherë e mirë

Shkruar nga Pamfleti

Ish-prokurori Karanxha: SPAK të veprojë për Irena Gjokën, si

Ish-prokurori Ervin Karanxha është shprehur se SPAK-u duhet ta zgjidhë një herë e mirë rastin e gjyqtares Irena Gjoka.

Karanxha tha se në rast se Irena Gjoka është e dënuar, ka gënjyer me formularin, i bie që të ndiqet penalisht.

“Për mua, rasti i Irena Gjokës është një rast i turpshëm. Tani, diskutohet një vendim penal që është dënuar në Janinë. SPAK duhet ta zgjidhë këtë çështje. Është dënuar apo nuk është dënuar? Vjen me vendim avokati dhe thotë “ja ku e ke”. Në Janinë njerëzit po shkojnë për kafe. Kjo çështje duhet ndarë. Sepse kur ne hetojmë një vendim nëse është apo jo me vite, nuk ka kuptim. Nuk është një çështje komplekse. Kjo çështje zgjidhet. Në rast se Irena Gjoka është e dënuar, ka gënjyer me formularin, ka dënim, domethënë i bie që të ndiqet penalisht, ajo e humb statusin e magjistratit dhe i bie që ka gënjyer kur ka filluar punë.

 Në rast se ke gënjyer dhe dënohesh, vendimet janë të pavlefshme, sepse neni 128, paragrafi i parë i kodit të procedurës penale thotë se vendimet janë absolutisht të pavlefshme kur kanë dalë nga një gjykatë jo e krijuar me ligj, sepse duhet të respektohet ligji. Tani, kjo çështje duhet ndarë, pa e paragjykuar. Unë nuk e paragjykoj. Pra, e ka paraqitur avokati Gjokutaj dhe thotë është ky vendim. Por, edhe të hetosh një vendim tre vjet...”, tha Karanxha.

Mua më shqetëson koha. Të ndahet ky muhabet”-vijoi më tej avokati.

1 Komente

  1. A
    Arben

    Irena te hetohet dhe popati genjyer te denohet si gjitha te tjeret

    Lini një Përgjigje