TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Tetor 2025, 20:48

Arrestimi i Ilir Metës, kreu i SPAK: Linte për të dëshiruar, por nuk jam unë përgjegjësi!

Shkruar nga Pamfleti

Arrestimi i Ilir Metës, kreu i SPAK: Linte për të dëshiruar,

Altin Dumani ka dhënë një koment për arrestimin e Ilir Metës, teksa ka thënë se mënyra e ekzekutimit të masës linte për të dëshiruar.

Mirëpo, Dumani tha se nuk ndihet përgjegjës, pasi nuk e ka ekzekutuar ai masën e sigurimit.

Si e cilëson mënyrën e arrestimit të Ilir Metës?”-pyeti Tedi Blushi kreun e SPAK në Komisionin e Ligjeve.

Urdhrat e ekzekutimit i bën policia e shtetit. Kjo është praktikë e përditshme e ndërtuar ndër vite. Nuk ndihem përgjegjës për mënyrën e arrestimit sepse nuk e kam ekzekutuar unë masën edhe pse ajo lë shumë për të dëshiruar. Por nuk është prokuroria përgjegjëse.”-u përgjigj Dumani,

 

Lini një Përgjigje