
Kreu i SPAK, Altin Dumani në raportimin e tij në Komisionin e Ligjeve, komentoi deklaratat dhe sulmet politike ndaj SPAK.
Sipas Dumanit këto sulme frymëzojnë kërcënimet ndaj prokurorëve të posaçëm nga krimi i organizuar.
“Deklaratat politike frymëzojnë dhe elementë të krimit të organizuar. Sa herë shtohen sulmet politike, vihet re shtim i rasteve të kërcënimeve të prokurorëve të posaçëm. Ne qëndrojmë larg retorikës politike”.-tha Dumani.
Më herët, Dumani deklaroi se prokurorët e SPAK janë kërcënuar seriozisht nga organizatat kriminale gjatë hetimeve për goditjen e tyre.
Lini një Përgjigje