
Kreu i SPAK, Altin Dumani, është pyetur sot në Komisionin e Ligjeve mbi ekzistencën e ndonjë hetimi për të ashtuquajturën “dosja Aruba”, që sipas denoncimeve mediatike dhe politike, lidhet me takime mes karteleve të drogës dhe zyrtarëve të lartë shtetërorë shqiptarë, si dhe me dyshime për pastrim parash përmes lejeve të ndërtimit.
Pyetja u ngrit nga deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti, e cila kërkoi të dinte nëse SPAK ka hetime për këtë çështje dhe nëse është ngritur ndonjë grup pune për ndjekjen e flukseve të dyshimta financiare.
Në përgjigjen e tij, Dumani deklaroi shkurt: “Nuk njoh ndonjë çështje me emrin Aruba, nuk kam asgjë për të ndarë me Kuvendin dhe opinionin publik.”
Deklarata ka shkaktuar reagime, pasi çështja “Aruba” ka qenë objekt hetimi në Itali nga Antimafia, ndërsa në Shqipëri duket se është injoruar plotësisht nga drejtësia.
Lini një Përgjigje