TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Tetor 2025, 18:35

Gara për kreun e ri të SPAK, Ambasada e SHBA paralajmëron politikën: Po ndjekim nga afër procesin

Shkruar nga Pamfleti

Gara për kreun e ri të SPAK, Ambasada e SHBA paralajmëron

Ambasada Amerikane thekson se procesi i përzgjedhjes po monitorohet nga afër, një mesazh i qartë ky për politikën, që të mos tentojnë të fusin hundët.

Zgjedhja e kryeprokurorit të SPAK është në vëmendjen e ndërkombëtarëve.

Nga 18 dhjetori, një tjetër prokuror zërë vendin e Altin Dumanit. Në garë janë Klodian Braho, Elvin Gokaj, Doloreza Musabelliu dhe Adnan Xholi.

Zgjedhja e kryeprokurorit të SPAK është dhe në vëmendjen e ndërkombëtarëve. Në garë janë Klodian Braho, Elvin Gokaj, Doloreza Musabelliu dhe Adnan Xholi.

Ambasada Amerikane në Tiranë ka vendosur rëndësinë në integritetin e përzgjedhjes së drejtuesit të ri me qëllim vijimin e bashkëpunimit të ngushtë mes palëve.

Në përfundim të reagimit, Ambasada Amerikane thekson se procesi i përzgjedhjes po monitorohet nga afër, një mesazh i qartë ky për politikën, që të mos tentojnë të fusin hundët.

“Partneriteti ynë me SPAK ndihmon Shqipërinë të dobësojë operacionet e organizatave kriminale ndërkombëtare, aktivitetet e të cilave dëmtojnë qytetarët amerikanë. Integriteti i procesit të përzgjedhjes për Kryeprokurorin e ri të Posaçëm është jashtëzakonisht i rëndësishëm për vazhdimin e bashkëpunimit mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në luftën kundër krimit ndërkombëtar. Ne po ndjekim nga afër procesin e përzgjedhjes.”-thekson Ambasada Amerikane për ‘Studio Live’ në Report Tv.

 

Lini një Përgjigje