TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Mars 2024, 17:35

Incidenti ndaj Tavos në Himarë, Meçe: Përdhosje ndaj shtetit shqiptar, akt i papranueshëm!

Shkruar nga Pamfleti
Incidenti ndaj Tavos në Himarë, Meçe: Përdhosje ndaj
Arben Meçe

Në mbledhjen e këshillit bashkiak ku u votua Blerina Bala si kryebashkiake e komanduar pas arrestit të Jorgo Goros, ishte dhe prefekti i Vlorës, Vangjel Tavo, i cili u pështye në një moment nga një qytetar dhe gjithë kohës kishte kontestime nga minoritarë.

Analisti Arben Meçe debatoi me gazetarin Genc Burimi në lidhje me protestën e sotme e cila tejkaloi kufijtë me pështymën ndaj një zyrtari shtetëror.

Për Meçen është përdhosje e shtetit shqiptar, ndërsa Burimii thotë se këto lloj forma protestash janë gjëja më normale në perëndim.

Arben Meçe: Akti nuk ishte politik. Ishte lëvizje e përçartur. Kishte dhe aktet që kodi penal i ndëshkon rëndë. Do doja që në titra të shkruhej se arrestohet personi që përdhosi shtetin shqiptar. Jemi në kushtet e flagrancës. Tavo ishte në një detyrë shtetërore. Ishte në krye të detyrës, bën thjesht detyrën ligjore. Absolutisht jo ligjor. Duhet të ishte arrestuar personi që pështyu. Je në kushtet e flagrancës. Tavo përfaqëson institucion. Atje ka një populizëm. Në finale nuk nxori asnjë gjë. Nuk jam kundër protestës. Jam kundër akteve, të atij personi. Thirrjet janë pjesë e regjistrimeve të shtetit shqiptar dhe nëse jemi në kushtet e një organizimi me prapavijë, por nuk mendoj se është i tillë. E papranueshme është akti i atij grupimi.

Burimi: Në Paris është gjëja më normale dëshmimi i pakënaqësisë. Këtu hajnë torta, hajnë shpulla. Në perëndim është gjë amë normale. Kjo quhet liri e shprehjes.

Meçe: Unë do ti vete atje do t’ja rras me grusht edhe është liri e madhe. Kur të vish në Shqipëri do ta jap me shpullë lirisht. Edhe do thuash të drejtën time ma jep ligji.

Burimi: S’po bëj debat idesh. Debat faktesh. Në perëndim është gjëja më normale, bajate, kur ka popull që pengon politikanët. Politikani ka premtuar diçka dhe populli është fyer. I ke parë grevat këtu? Vetë Merkel hante torta në fytyrë. Këtu ndodhin por nuk arrestohen.

Meçe: Pështyma është akt poshtërimi, veza është akt revolte. Një grusht i dhënë ka tjetër mesazh dhe interpretohet ndryshe.

Lini një Përgjigje