
Avokati Spartak Ngjela, duke folur për lëvizjet e fundit të drejtësisë në vend, deklaroi se Shqipëria i ka shpresat tek SPAK-u.
Në një intervistë për “News 24”, Ngjela theksoi se drejtësia e re duhet të hetojë çdo gjyqtar të korruptuar. Ndër të tjera ai shtoi se deri më tani puna e SPAK ka qenë e mirë dhe paralajmëroi se së shpejti do të kemi goditje të tjera.
“Unë e di se çdo gjyqtar i korruptuar do të përballet me gjyqe. SPAK ka bërë disa goditje, ke përpara gjyqit ministra, ish-ministra, kryetarë bashkish. Ne kërkojmë drejtësi të pavarur. Shtet pa drejtësi të pavarur nuk ka.
Shpresat i kemi tek SPAK. Do të marrë SPAK për korrupsion gjyqtarët e korruptuar, do ta shikojmë. SPAK pritet të bëjë goditje ndaj korrupsionit. SPAK drejtohet nga SHBA. Uashingtoni nuk flet kot, por thanë se do të godasim korrupsionin”, deklaroi Ngjela.
Lini një Përgjigje