Zere, një nga të ‘përkëdhelurat’ e bashkisë së kryeqytetit më parë ka qenë në krye të Tirana Parking. Poste këto që ajo i ka shfrytëzuar për të grumbulluar një pasuri me vlerë të konsiderueshme, që ligjërisht nuk arrin ta justifikojë.
“Zjarri” i SPAK në Bashkinë në Tiranë, nxori zbuluar vjedhjet galoponte që janë bërë vitet e fundit.
Një nga personat e dosjes “5D”, e përfshirë në skemën korruptive bashkë me ish-drejtorë dhe ish-zyrtarë të tjerë të Bashkisë Tiranë është Eglantina Zere.
Ajo u ndalua dje me kërkesë të SPAK për vjedhje dhe korrupsion në tenderë. Zere për të cilën GJKKO vendosi masën ‘detyrim paraqitje’ mbante postin e drejtoreshës në Drejtorinë e Përgjithshme të Pastrimit dhe Gjelbërimit.
Zere, një nga të ‘përkëdhelurat’ e bashkisë së kryeqytetit më parë ka qenë në krye të Tirana Parking.
Poste këto që ajo i ka shfrytëzuar për të grumbulluar një pasuri me vlerë të konsiderueshme, që ligjërisht nuk arrin ta justifikojë.
Burime për ‘Pamfletin’ bëjnë me dije se Zere e ka fshehur ‘thesarin’ e vjedhur nga puna në bashki nëpërmjet palëve të treta.
Kujtojmë që Zere mospajtimet me ligjin i ka të kahershme. Në një raport të ILKDPI në vitin 2016, ajo ishte në listën e zyrtarëve që nuk kanë deklaruar pasurinë brenda afatit.
Asokohe drejtoreshë në Bashkinë Tiranë, Zere është gjobitur me 100 mijë lekë nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit te Interesit.
Hetimi i SPAK si drejtoresha Zere ka favorizuar në një procedurë prokurimi operatorin ekonomik “V.A.S Konstruksion sh.p.k” duke i krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta, si dhe duke e shpallur fitues në mënyrë të parregullt.
“Janë mbledhur provat e nevojshme që provojnë faktin se shtetasja Eglantina Zere në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor “Tirana Parking”, ka favorizuar në një procedurë prokurimi operatorin ekonomik “V.A.S Konstruksion sh.p.k” e njëjtë me “5D Konstruksion” sh.p.k, duke i krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta, si dhe duke e shpallur fitues në mënyrë të parregullt. Shtetasja Eglantina Zere ka pasur komunikime direkte me shtetasin Nestor Muhametllari, administrator i shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k dhe vlerësimin e ofertave të pjesëmarrësve në tender e kanë bërë vetë punonjës të shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k.”, njoftoi dje SPAK për Zeren./ Pamfleti
Lini një Përgjigje