TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Prill 2024, 22:36

"Inatin e ka edhe me bashkëpunëtorët", Karamuço: Meta i panikosur, gjuha e tij ekstremiste

Shkruar nga Pamfleti

"Inatin e ka edhe me bashkëpunëtorët", Karamuço:

Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço u shpreh se kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka përdorur një gjuhë të dhunshme ndaj institucioneve të drejtësisë, një gjuhë theksoi ai që është e papranueshme.

Në emisionin “360 gradë” në ABC News, Karamuço shtoi se Meta është i panikosur dhe për këtë arsye ka kaluar në ekstremizëm. 

Pjesë nga biseda në studio:

Ervin Karamuço: Tashmë janë provat që e kanë vënë në lëvizje, dhe tashmë është i panikosur. Ish-kryetari i shtetit me këtë lloj gjuhë që është shumë e dhunshme ekstremizëm ndaj institucioneve është e papranueshëm. Por po ta shohësh në deklaratat e tij dërgon mesazhe për të gjithë personat që ka pasur probleme dhe përplasje. Janë 30 vite histori këto dhe nuk janë të sotmet.

Enida Bozheku: Ka hapur një luftë me shumë fronte. Por mënyra se si është e gabuar. Sepse tregon një Ilir Meta të trembur dhe të dobët.

Eksperti i Kriminalistikës: MC Gonigal e përmend sepse ka frikë nga shpallja non grata. Pra për këtë e përmend.

karamuço

Lini një Përgjigje