
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço tha se për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri ka pasur disa shkresa nga SHISH, ku drejtues të shtetit shqiptar informoheshin për veprimtarinë e tij.
Karamuço u shpreh gjithashtu se Beleri është përgjuar.
“Për të plotësuar dhe për të verifikuar atë që thashë për 15 vjetëshin se mbase është më shumë. Kemi një shkresë të vitit 2008. Në 2007, për herë të parë, del një shkresë e SHISH, që informon ministrin e Jashtëm dhe kryeministrin e asaj kohe, kini kujdes se ka një veprimtari që po zhvillohet në disa zona të Himarës dhe autor kryesor i sponsorizuar me qëllim malinje, është i pari Fredi Beleri dhe i dyti Kokaveshi, janë po këta persona. Kemi një shkresë të 2009, prapë të përgjuar nga SHISH, përgjim ambiental, në të cilën Fredi Beleri pranon, është me shkresë, që në Peshkëpi, po të më thonin, do e bëja prapë. Po të them këtë. Ky person në 2007, 2009, 2011, 2013, gjithë kohës është mbajtur në survejim. I dokumentuar çfarë bënte”, tha Karamuço për “Abc News”.
Lini një Përgjigje