
Mëngjesin e sotëm kryebashkiaku gjirokastrit, Flamur Golemi, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Monumenteve, ka publikuar një video në rrjetin social FB. Deri këtu nuk ka asgjë të keqe, bile ka blerë shumë mirë.
Problemi qëndron në faktin se nga fillimi e deri në fund, u shfaq vetëm një vajze me bluzë të kuqe dhe syze, që “rastësisht” është vajza e vartëses së Golemit, nënkryetares së bashkisë, Esmeralda Janoro.
Natyrshëm lind pyetja se ky ishte i vetmi fëmijë në hapësirën e Bashkisë së Gjirokastrës me 45 mijë banorë?
Nuk po i hyjmë dinamikës së videos promovuese realizuar nga një tabor asqeresh shërbëtorë, që janë punonjës mediatikë të cilët Flamur Golemi i ka mbledhur pas vetes.
Kjo e fundit është një teme që “Jugulajm” po e hulumton dhe nuk do të jetë e largët dita kur do publikojë emër për emër këta shërbëtorë që kopertohen nën emrin e “gazetarit” apo “kameraxhiut”.
Ajo që ra në sy sot në publikimin e zotit Golemi është demonstrimi haptazi nepotik.
E bija e njërës prej nënkryetarëve të Bashkisë, pozon në video përfaqësimi, që është pronë e gjithë taksapaguesve gjirokastrite dhe jo e fëmijëve të ”kapove” të Bashkisë.
Zotit Golemi po i shtrojmë dy pyetje që sigurisht meritojnë përgjigje për lexuesit tanë.
E para- Kush ideoi dhe vendosi në video të bijën e njërës prej nënkryetarëve që ke zgjedhur dhe pse pikërisht ajo dhe askush tjetër?
E dyta- A është ky rasti më flagrant që po e ktheni në hise familjare Bashkinë ju dhe nënkryetarja juaj?
I lutemi zotit Golemi, që mos të vendosë ”lehësit” e tij mediatikë me profile falso që të hungërijnë me komente idiote të tipit: “Kryetari nuk mund ta dinte se ishte vajza e nënkryetares dhe se “uji” nga ai vjen i pastër, por turbullohet rrugës”.
Lini një Përgjigje