
Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço deklaroi se SPAK nuk ndjek politikë penale, dhe se ka treguar që nuk fal aspak.
Gjatë intervistës në emisionin “Real Story” në ABC News, Karamuço u shpreh se nëse akuzat për kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe Monika Kryemadhin provohen, atëherë sipas tij dënohen të dy.
“Sinjali i parë i arrestimeve familjare është dhënë para dy javësh. SPAK nuk ndjek politikë penale, edhe në rastin konkret unë mendoj që rrezikojnë të dy edhe të arrestohen edhe të dënohen me burg. Nëse akuzat provohen shkojnë të dy në burg. SPAK nuk fal”, tha Karamuço.
Nga ana tjetër, gazetari Ermal Vija, deklaroi se çështje tjetër që do të hetohet është ajo e aferës CEZ-DIA.
“Dosja tjetër që hetohet është afera CEZ/DIA. Zoti Meta si person i thirrur si person që ka dijeni ka folur vetë dhe ka thënë që ka dhënë sqarime. Në dijeninë time Prokurorët e Posaçëm kanë administruar vendimin e gjykatës. Disa herë është tentuar që ky person të japë sqarime. Dhe duhet thënë se edhe për këtë rast Prokuroria e Posaçme nuk ka regjistruar emër të personit ndaj një personi që kryhen veprime hetimore”, tha ai.
Lini një Përgjigje