TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Prill 2024, 19:06

"SPAK i vlerëson dosjet nga emrat, jo nga faktet", Çollaku: Ka frikë të përmendë Ramën, Veliajn dhe Olsin

Shkruar nga Pamfleti

"SPAK i vlerëson dosjet nga emrat, jo nga faktet",

Gazetari Basir Çollaku ka folur lidhur me deklaratat e kreut të PL-së Ilir Meta, ndaj SPAK dhe Altin Dumanit. Ai u shpreh se në korridoret informative lakohet përditë arrestimi i Monika Kryemadhit, Ilir Metës, ndërsa Sali Berisha është në arrest.

Çollaku tha se SPAK nuk përmend emrin e Edi Ramës në rastin e dosjes Partizani, nuk përmend emrin e Erion Veliajt në rastin e inceneratorit të Tiranës apo 5D, nuk përmend emrin e Olsi Ramës në dosjen Xibraka, pra duket se dosjet vlerësohen jo nga faktet dhe provat, sipas deklarimeve të Altin Dumanit, por nga emrat.

“Ajo çfarë Meta deklaroi, si formë nuk është e përshtatshme për gjuhën e një Presidenti apo Kryeministri, por në përmbajtje duhet të kini parasysh faktin se SPAK duket se ka krijuar ndonjë departament historie aty.

Çdo punë matet me rezultatet. Të dhënat e Krimeve të Rënda kanë qenë shumë herë më të mira se sa ajo që ka SPAK sot”, tha Çollaku për “Syri Tv”.

Sipas tij, mburoja që shfaqet kur hetimi shkon drejt Kryeministrit dhe Kryetarit të Bashkisë i komplekson prokurorët e SPAK.

“Nuk kanë shkuar asnjëherë në zyrat e tyre për të marrë prova dhe fakte”, u shpreh Çollaku, teksa shtoi se ato janë në pozicione që mund të prishin apo fshehin prova dhe fakte që mund t’i shërbejnë hetimit.

Lini një Përgjigje