TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Prill 2024, 22:09

Lubonja ia thotë në sy Bashës: Nuk ka asnjë vërejtje për SPAK, sepse nuk di të bëjë llogari

Shkruar nga Pamfleti

Lubonja ia thotë në sy Bashës: Nuk ka asnjë vërejtje

Analisti Fatos Lubonja ka ironizuar deklaratat e Bashës, i cili është shprehur se mbështet “SPAK-un”.

I ftuar në emisionin “Open", ku ka përmendur disa raste që sipas tij SPAK nuk ka vepruar drejt, Lubonja u shpreh se Lulzim Basha nuk di të bëjë llogari, ndaj edhe mbështet SPAK-un pa pasur asnjë vërejtje.

"Po ia them Bashës. Le të bëjmë arrestimin e Berishës, i cili ka bërë një ligj i cili indirekt ndihmon dhëndrin për të marrë një pasuri. Këtij nuk i kanë gjetur ndonjë gjë në xhep, vetëm ka bërë ligjin. Kjo logjikë duhet të ishte përdorur edhe për Edi Ramën dhe Erion Veliajn. Ky ka bërë investitor strategjik për të grabitur toka në jug.

Është kapur Artan Gaçi se ka të tjerë që i dimë të gjithë por që s’janë kapur! Ke parë të merret i pandehur Rama. Tani i jep Kushnerit. Grabitet Shqipëria me këta investitorë strategjikë dhe asgjë nuk thotë. Këtu kemi një drejtësi që vepron për fasadë për ata që kanë hëngër kumbulla. Drejtësia nuk është vetëm SPAK-u. Është edhe Gjykata Kushtetuese që është 8 me 1 për Ramën që ka marrë vendime antikushtetuese sa të duash

Prokurori që gënjeu publikisht u bë anëtar i SPAK-ut, por Basha nuk i llogarit këto dhe mbështet SPAK-un pa pasur asnjë vërejte duke qenë në opozitë”, tha analisti.

Lini një Përgjigje