TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Prill 2024, 22:17

Sulmet ndaj SPAK, Silva Caka: Nuk është habi të arrestohet Meta, mund të ketë 'fatin' e Berishës

Shkruar nga Pamfleti

Sulmet ndaj SPAK, Silva Caka: Nuk është habi të arrestohet Meta,

Ilir Meta ka intensifikuar sulmet e tij ndaj Altin Dumanit duke mos fshehur as shqetësimin se SPAK do ta fusë në burg ndërsa përmendi edhe sekuestrime florinjsh e pasurish të tij.

Silva Caka drejtuese e marrëdhënieve me publikun në PL, teksa u pyet nëse akuzat e Metës vijnë për shkak se ai ka paranoja që SPAK mund ta arrestojë, përmendi masën e arrestit caktuar ndaj Sali Berishës që e quajti skenar për të minimizuar opozitën.

Ajo la të kuptohej se edhe Meta mund të ketë fatin e Berishës.

"Deri tani nuk kemi asnjë lloj paranoje të Metës as për akuzë as për pretenca. Arrestimi i Berishës proces politik, pse të duket habi që të ndodhë ose të tentohet t’i bëhet edhe Metës. A është thirrur gruaja e Beqjas ndonjëherë për t’u pyetur? Mos të duket e habitshme që ne e kemi thënë se tentativa më e madhe është për të minimizuar dhe zhdukur opozitën në këtë vend", tha ajo për “Report Tv”.

 

Lini një Përgjigje