
Eksperti i kriminalistikës, duke folur për Fredi Belerin dhe për mundësinë e hetimeve të tjera në lidhje me të, foli për një takim mes disa politikanëve shqiptarë dhe grekë në Janinë.
Ndonëse nuk përmendi emra konkretë, në një intervistë për emisionin “360 gradë”, eksperti i kriminalistikës tha se qëllimi ishte një sulm ndaj SPAK.
“Ka dy gjëra që kanë ndodhur. E para, është një takim sekret në Janinë. E dyta, është një sponsorizim me dritëhije për një lajm që godiste SPAK, në një farë mënyrë kolegët e Dumanit në lidhje me Belerin. Nuk janë përpara një trysnie të thjeshtë.
Janë të orkestruara mirë këto sulme por ai është shumë i imunizuar nga këto. Është në takim për të koordinuar një sulm midis disa politikanëve shqiptarë me ato grekë kundër SPAK. Janë takuar jo me fotografi zyrtare”, u shpreh Karamuço.
Lini një Përgjigje