TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Janar 2024, 18:15

Ilir Beqaj 9 orë në SPAK, Genc Burimi: Të merret në pyetje Rama

Shkruar nga Pamfleti

Ilir Beqaj 9 orë në SPAK, Genc Burimi: Të merret në pyetje

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, ka dalë nga ambientet e SPAK, ku ndodhej që prej orës 9 të mëngjesit së bashku me avokatin përballë prokurorëve që po hetojnë koncesionin e sterilizimit, Edvin Kondili dhe Eneid Nakuçi si person nën hetim.

Anëtari i Kryesisë së PD Edvin Kulluri i ftuar në Report Tv është ndalur te hetimi ndaj Beqajt por edhe te i zyrtarëve të tjerë, teksa nënvizoi se më të ndërgjegjshëm janë treguar socialistët të cilët i janë nënshtruar hetimit. I vetmi që sipas tij ka refuzuar të zbatojë vendimet e drejtësisë është Sali Berisha.

“Ne si PD e mbështesim SPAK. Për sa kohë Beqaj... janë në hetim, pra disa zyrtarë të PS janë nën hetim e gjykim nuk e kuptoj çfarë e lidh zotin Berisha me të gjithë këto personazhe. Socialistët të ndërgjegjshëm... Berisha ka refuzuar të zbatojë vendimin e drejtësisë. Ky po bën dhe luftë juridike dhe retorikë politike”, tha Kulluri.

Ndërkohë analisti Genc burimi ishte kritik me drejtësinë teksa tha se nuk janë prekur ende të fortit.

“I shoh gjithmonë në mënyrë komplotistë konspiracioniste veprimet e drejtësisë. Mendoj se kjo drejtësi është e orientuar nga Uashingtoni dhe qeveria shqiptare. Ende kjo drejtësi s’më ka dhënë prova që është e fortë me të fortit. Kur kjo drejtësi të jetë e fortë me të fortit, të thërrasë Ramën për pyetje, atëherë do fitojë njëfarë respekti nga unë”, tha Burimi.

genc burimi spak rama

Lini një Përgjigje