
Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje nga jeta e Gëzim Sinomatit, që u ekzekutua me snajper pak ditë më parë në Vlorë. Sipas tij, ai nuk e ka pasur kurrë afër të atin, pasi Sokol Sinomati ka qenë ose në kërkim ose në burg.
Hoxha tha se ai nuk ka pasur asnjë rekord kriminal dhe dyshon se qitësi ka ngatërruar objektiv. Sipas tij, shënjestër mund të ketë qenë Benrard Sinomati, vëllai i Sokolit, ish-anëtarit të bandës së “Gaxhait”.
“Gëzim Sinomati ka qenë një fëmijë që nuk e ka pasur pranë babain e vet. Për aq moshë sa ka pjesën dërrmuese babai i vet ka qenë ose në burg ose kërkim. Nëna është jashtë shtetit për shkak të divorcit dhe ka krijuar familje të re. Edhe vëllai i Sokol Sinematit, Benardi, kanë qenë bashkë në Belgjikë dhe djali i vrarë ka marrë dokumente belge.
I biri ka qenë në shkollë atje, nuk ka asnjë rekord kriminal. Ka jetuar me xhaxhin dhe të atin por autoritetet belge dhe ato tonat nuk kanë rekorde për djalin, prandaj them që mund të ketë qenë xhaxhai synimi i autorëve për ta vrarë. Nuk e di nëse autoritetet belge do të këtë një hetim. Goditja që i ka dhënë në kokë viktimës e ka patur të qartë pamjen por e ka ngatërruar me xhaxhain, sepse nuk e ka njohur”, tha Hoxha.
Lini një Përgjigje