
Deputeti i PD-së, Ervin Salianji pas përfundimit të proceduarave në policinë e Tiranës, ka mbërritur në burgun e Fierit i shoqëruar nga tre automjete.
Salianji tani do të vuaj dënimin e tij me 1 vit burg, për akuzën kallëzim i rremë lidhur me rastin “Babale” në burgun e Fierti.
Ndërkohë që mësohet se jashtë ambienteve të burgut ka qenë kolegu i tij demokrat, Luan Baçi, i cili deklaroi se struktuara e qarkut të Fierit që ai përfaqëson, do të jetë në dispozicion të Salianjit.
“Në burgun e Fier vjen sot një koleg dhe mik i imi, koleg i PD i dënuar politikisht nga kjo mazhorancë dhe ky kryeministër. Absolutish do të jemi pranë tij dhe në krah të tij. Strukturat e degës së qarkut Fier do të jenë në dispozicion të tij. Është detyrimi ynë meqë institucioni u vuajtjes së dënimit të tij është në Fier.
Kushdo mund të ishte sot në vend të tij. Salianji përveçse ka bërë një dënim që u vërtetua katërçipërisht i vërtetë, sepse vëllai i Xhafajt u dënua në Itali, si mund të themi që Salianji është dënuar me të drejtë. Është një i dënuar politik, është një goditje ndaj opozitës”, tha Baçi.
Lini një Përgjigje