
Bëhet me dije se Ervin Salianji do ta vuajë dënimin në burgun e Fierit.
Salianji në orën 17:00 do të dorëzohet në Polici, pasi Apeli konfirmoi dënimin me 1 vit burg për kallëzim të rremë në dosjen Babale.
Grupi i PD i propozoi sot Salianjit që do të ngujohej në selinë e Partisë Demokratike, por Gazment Bardhi njoftoi se ky propozim ishte refuzuar nga vetë Salianji, ndonëse vendimin për dënim e quan politik.
Trupa gjykuese e gjykatës së Apelit e përbërë nga Elona Toro, Genti Shala dhe Iliba Bezati me një votim unanim lanë dje në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës të 18 dhjetorit 2019 e cila shpallte fajtor Salianjin për ‘kallëzim të rremë’ lidhur me për audio-përgjimin e dosjes Babale dhe e kishte dënuar me 1 vit burg. Në audio përgjim pretendohej se vëllai i ish ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, ishte përfshirë në një episod trafiku droge.
Lini një Përgjigje