TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Shtator 2024, 15:19

Dënimi i Ervin Salianjit, avokati: Nuk mund të arrestohet pa autorizim nga Kuvendi!

Shkruar nga Pamfleti
Dënimi i Ervin Salianjit, avokati: Nuk mund të arrestohet pa autorizim
Marash Martini

Avokati Marash Martini foli lidhur me vendimin e Gjykatës së Apelit për dënimin e deputetit demokrat Ervin Salianji me 1 vit heqje lirie.

Martini u shpreh se Salianji nuk mund të arrestohet pa një autorizim nga Kuvendi, apo pa u shprehur Kuvendi se i ka përfunduar mandati si deputet.

Avokati sqaroi se mandati i deputetit mbaron kur ka një vendim të formës së prerë dhe në këtë kuadër, ai u shpreh se vendimi i formës së prerë është kur përfundon gjykimi edhe në Gjykatën e Lartë.

“Vepra penale ka ndodhur në 2017, jemi në vitin 2024 dhe dje ka përfunduar vendimi në Apel.

Kuvendi duhet të japë një siguri juridike që të përfundojë edhe gjykimi në Gjykatën e Lartë. Në rastin konkret nuk kemi të bëjmë me një rrezikshmëri që të nxitohet me zbatimin e vendimit të Apelit”, tha avokati për “News24’.

Lini një Përgjigje