
Avokati Marash Martini deklaroi se në rastin e Ervin Salianjit kemi të bëjmë me burgosjen e tij, pra me heqjen e lirisë, dhe në këto kushte nuk mundet të veprohet pa një autorizim nga Kuvendi.
Martini tha se referuar një praktike të unifikuar të Kolegjit të Bashkuar të Gjykatës së Lartë, vendimi merr formë të prerë pasi çështja përfundon gjykimin edhe në Gjykatën e Lartë.
Në këtë kuadër, Martini tha se për sa kohë deputeti Salianji ka njoftuar se do të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë, atëherë nuk kemi një vendim përfundimtar.
“Sipas mendimit tim, një deputeti nuk i mbaron mandati me një vendim të Apelit. Ky është një problem që duhet sqaruar, nuk është një çështje e ngutshme. Nëse Salianji do të ishte qytetar i thjeshtë, pra pa mandat deputeti, do të arrestohej që dje, por fakti që ka mandat deputeti, do të thotë se ka një mbrojtje”, tha Martini për “News24”.
Lini një Përgjigje