Ledio Braho, avokati i Ervin Salianjit është shprehur se ish-deputeti demokrat që sonte do të niset drejt burgut të Fierit.
"Ervin Salianji vendosi të zbatojë vetë vullnetarisht këtë vendim politik. Që sonte do të niset drejt burgut të Fierit, ku dhe do të vuajë dënimin. Nuk është detyrë e Salianjit të shmangë përplasjet në burg, është detyrë e shtetit."-tha Braho.
I pyetur nga gazetarët nëse do të jetë problem fakti që Salianji do të jetë në të njëjtin burg ku janë edhe ish-funksionarë apo ish-eksponentë të PS që janë dënuar, avokati u shpreh se: “Nuk ka asnjë problematikë të tillë, të paktën nga informacionet që ne kemi. Gjithsesi kjo është detyrë e shtetit, nuk është detyrë e z.Salianji që të shmangë përplasjet”.
Ervin Salianji është vetëdorëzuar pasditen e sotme në Drejtorinë e Policisë së Tiranës ku është pritur nga mbështetës të shumtë, të cilët e kanë përshëndetur.
Salianji ka zgjedhur që të mbajë një fjalë të shkurtër para mbështetësve të tij, të cilëve u ka thënë se në përballje me regjimin secili merr kostot e tij.
Në fund të fjalës së tij para se të vetëdorëzohej, Salianji u shpreh me bindje se do i çmontojnë banditët teksa ka shtuar se dita e demokratëve do të vijë.
Lini një Përgjigje