TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Shtator 2024, 17:53

U vetëdorëzua në polici, militantët rrethojnë Salianjin: Vini na ke ne, të presim jashtë!

Shkruar nga Pamfleti
U vetëdorëzua në polici, militantët rrethojnë
Ervin Salianji para Drejtorisë së Policisë

Teksa deputeti demokrat Ervin Salianji po hynte në Drejtorinë e Policisë për t’u dorëzuar, simpatizantët kanë shprehur mbështetjen ndaj tij duke brohoritur: Vini të presim jashtë, mos u dorëzo!

‘Ervin, na ke ne. Mos u dorëzo kurrë”, iu drejtuan disa prej tyre Salianjit duke e rrethuar, ndërsa ky i fundit nënvizoi se kjo betejë nuk përfundon.

“Rama ik, poshtë diktatura”, thanë ndër të tjera mbështetësit.

Deputeti demokrat përshëndeti mbështetësit e tij, vetëm pak momente para dorëzimit të tij në polici. Ai tha se kjo betejë nuk pëfundon.

“Kam thënë është një betejë që nuk përfundon, nuk është e lehtë. Asnjë sakrificë nuk shkon dëm. Në përballje me regjimin secili merr kostot e veta. Shumë miq që janë mbledhur këtu kanë vuajtur represionin e qeverisë. Kjo qeveri ka mbjellë varfëri dhe banditët kudo. Ne do t’i çmontojnë banditët”, u shpreh Salianji para se të hynte në ambientet e Policisë së Tiranës.

denimi i ervin salianjit vetedorezohet salianji

Lini një Përgjigje