
Senatorja demokrate shprehu nevojën urgjente për dërgimin e një ambasadori në Shqipëri. Ajo theksoi se situata është kritike dhe se Kostelancik duhet të emërohet pa vonesa.
Ditëve të lavdishme të të korruptuarve në vendin tonë duket se po iu vjen fundi, kjo për shkak se në Senatin Amerikan është ngritur sërish çështja e emërimit të një ambasadori në Tiranë.
Ka qenë pikërisht senatorja demokrate, Jeane Shaheen, një nga propozueset e draftit për anti-korrupsionin në Ballkan Perëndimor, e cila i ka bërë thirrje Senatit Amerikan që të mbështesë nominimin e David Kostelancik si Ambasador të SHBA-së, në Shqipëri.
Ajo argumentoi se Kostelancik është kandidatura e përkryer për të përfaqësuar SHBA-të në kryeqytetin e Shqipërisë, teksa theksoi se ai ka shërbyer edhe më parë në Shqipëri, ndërsa njeh edhe gjuhën shqipe.
“Për mbi 35 vjet, zoti Kostelancik ka shërbyer si diplomat karriere në shërbimin e Jashtëm dhe është i kualifikuar për të përfaqësuar Shtetet e Bashkuara në një kryeqytet aleat”, u shpreh senatorja demokrate.
Senatorja demokrate shprehu nevojën urgjente për dërgimin e një ambasadori në Shqipëri. Ajo theksoi se situata është kritike dhe se Kostelancik duhet të emërohet pa vonesa.
“Është e qartë se ne kemi një kandidat shumë të kualifikuar për të shërbyer si Ambasador në Shqipëri. Është kritike që të konfirmojnë një ambasador në atë vend dhe ta bëjmë pa vonesë”, u shpreh Shaheen.
3:30 p.m. Senator Shaheen spoke in support of the nomination David Kostelancik to be Ambassador to the Republic of Albania and asked unanimous consent for the #Senate to vote on the nomination. Senator Lee objected. https://t.co/7iScGvjuI5
— U.S. Senate Updates (@SenateFloor) September 24, 2024
Nëse kandidatura e David Kostelancik miratohet, ai do të zëvendësojë në detyrë ish-ambasadoren Yuri Kim, e cila u largua pas përfundimit të mandatit në vitin 2023.
Kujtojmë se në fillim të viti presidenti i SHBA Joe Biden ripropozoi emrin e Dejvid Kostelançik si ambasador në Shqipëri, pasi Senati amerikan nuk e miratoi emërimin e tij për shkak të tejkalimit të afateve.
Kandidatura e tij dhe e shumë diplomatëve të tjerë është bllokuar prej kohësh nga ana e kandidatit për zv/president të Trump, JD Vance. Megjithatë, së shpejti kandidatura e tij mund të kalojë në senat dhe Shqipëria do të ketë më në fund “zërin” e Amerikës në kryeqytet./Pamfleti
Lini një Përgjigje