
Ish-drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit, Shemsi Prençi, ka folur lidhur me vrasjen e Gentjana dhe Kreshnik Mujecit në Lezhë. Ai tha se njëri nga autorët e dyshuar ka qenë nën përgjim dhe gjurmimin policor, lidhur me një ngjarje të mëparshme.
“Njëri nga personat e dyshuar ka qenë në gjurmimin policor, me agjentë nga pas, sepse ka qenë në përgjim parandalues, edhe për hetimin dhe zbulimin e autorit, në lidhje me një ngjarje tjetër. Përflitet se ky person po përgatitej për një vrasje, vrasja ndodhi”, tha ai, ndërsa shtoi se në momentin kur po shkonin për të bërë vrasjen, organet e policisë nuk kanë qenë në gjurmimin e tij.
Prençi ka ngritur pikëpyetje serioze mbi mënyrën se si është menaxhuar ndjekja e personave të dyshuar, duke theksuar se në një moment kritik ata kanë mbetur jashtë vëzhgimit të organeve.
“Çifti Mujeci janë mbajtur nën vëzhgim në një lokal në periferi të Lezhës, duke drekuar, kanë dyshuar se njëra nga makinat mund të jetë zbuluar dhe është larguar, kjo del edhe nga videot që policia ka sekuestruar.
Dhe çuditërisht, në këtë fazë, në këtë interval kohor, kur ata po gjurmonin viktimat dhe i kanë ndjekur dhe u kanë zënë pritë, kanë qenë jashtë përgjimit dhe gjurmimit policor. Kjo të habit”, u shpreh ai për "News 24".
Lini një Përgjigje