TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Prill 2026, 20:35

Kush e do të vdekur Trumpin? Ilir Kulla: Lista është shumë e gjatë!

Shkruar nga Pamfleti

Kush e do të vdekur Trumpin? Ilir Kulla: Lista është shumë e

Pas tentativës për vrasje ndaj presidentit Donald Trump, pyetja që shtrohet natyrshëm është se kush do ta donte atë të vdekur. Sipas ekspertit të sigurisë, Ilir Kulla në një vend si Amerika, lista e armiqve të mundshëm është e gjatë, komplekse dhe e rrënjosur thellë në historinë dhe natyrën e shoqërisë amerikane.  
 
I ftuar në emisionin “Të Pashoq” në kanalin në Youtube të “Pamfleti”-t, Kulla tha se historia e Shteteve të Bashkuara është e mbushur me atentate dhe tentativa vrasjesh ndaj presidentëve, duke filluar që nga Abraham Lincoln. Ai shtoi se këto ngjarje kulmore shpesh kanë ndodhur në periudha të tensioneve të larta politike e shoqërore, duke shërbyer si një katalizator që ka “nxehur” debatin publik dhe luftën politike. Për Kullën, edhe rasti i Trumpit nuk bën përjashtim. 

 
Pjesë nga intervista: 

-Pyetja që unë bëj është, kush e do të vdekur Donald Trumpin?  

Ilir Kulla: Ka shumë në Amerikë që mund ta duan të vdekur, sepse e tillë është Amerika. Shiko, nëse ti sheh historinë e atentateve të presidentëve të SHBA-së me vrasje, me plagosje nga, nga Lincolni deri sot, pra të gjithë, mundësisht t'i shohësh, unë i kam parë dhe i kam verifikuar, gjithmonë ka pasur një ngjarje, një që ka, që ka nxehur jetën, debatin publik, luftën politike e të tjera e të tjera, në SHBA, në kohëra të ndryshme. Domethënë nga Lincolni që ishte me luftë civile deri në kohën e Trumpit. Kështu që, në një vend si Amerika, është vend i madh, është 350 milionë njerëz, është vend multifetar, multietnik, me shumë interesa ekonomike e të tjera. Vetë ai që është njeri që ha shumë debat e të tjera.  
 
Mund të jenë shumë njerëz, aq më tepër që, por nëse ti e sheh, gjithmonë kur ka pasur një tentativë për atentat ndaj Donald Trumpit, o ka pasur një gjëra botërore, o ka qenë zgjedhjet afër. Momentin, në këtë moment janë të dyja afër. Pra, jeta e Trumpit është tentuar kur ka qenë në opozitë, është tentuar kur ka qenë në pushtet, është tentuar kur s'ka qenë askush, sepse është natyra e gjërave. Sigurisht, unë mendoj që pas kësaj historie, edhe njëherë shërbimet e sigurisë do të duhet të kenë më shumë vëmendje në raport me atë që sjell fushata, jo vetëm me Trumpin, por edhe me zëvendëspresidentin dhe me kandidatët për senator dhe për kongresmen, sepse do të thotë që ajo tenxherja nxehet, tenxherja sociale, pra tensionet sociale rriten. Në këtë pikëpamje unë mendoj që numri i atyre që e duan të pjekur është i mundshëm që të rritet në javët dhe muajt e ardhshëm. Aq më tepër me, me rrezikun e një lufte botërore në kufi. Është një luftë në Gjirin Persik që ka ndikuar në çmimin e orizit, në çmimin e bukës, në çmimin e pastës, në çmimin e djathit, në çmimin e naftës, në çmimin e gazit, edhe në çmimin e ujit po deshe, po dhe në pagjumësinë e njerëzve. Kini parasysh që vetëm tre javë më para, Presidenti Trump bëri një deklaratë shokuese për të gjithë botën duke thënë, unë mund të përdor armët bërthamore dhe ta kthej qytetërimin e Persisë atje ku ku ka qenë në fillim fare. Pra, është e gjithë gjëja që nuk, që nuk funksionon.  
 
A i ndalojmë ne dot ata që mendojnë që ka konspiracion? S'i ndalojmë dot, sepse ki parasysh që SHBA-ja, një nga arsyet pse SHBA-ja është shteti më i fortë i botës, është se dhe është demokracia më e madhe e botës. Pra është e lejuar që gjithkush të thotë një gjë. A po të ndodhte një gjë e tillë në Kinë, a do mund të thuhej? Sigurisht që jo, se ditën e parë që do fliste një njeri, do e plasnin në burg. Apo ku di unë, në një vend tjetër. Kjo është SHBA-ja, nuk mund të imagjinojmë dot një SHBA pa demokraci sepse madhësia, madhështia, forca e SHBA-së ka qenë gjithmonë demokracia dhe vazhdon e mbetet demokracia. A ka njerëz të çmendur në demokraci? Po. Në Itali ne kemi parë që është grabitur, është vrarë ish-kryeministri. Ka patur atentat ndaj Papës, dhe Italia është një nga demokracitë e Evropës. Kemi parë me radhë të gjitha vendet. Në Izrael për shembull, izraelitët e kanë vrarë kryeministrin e tyre, Rabinin. E kanë vrarë vetë izraelitët, s'e kanë vrarë arabët. Kështu që, ngjarje të tilla nuk mund të, të mos i presim, e aq më tepër që situata është ajo që është.  

kulla trump

Lini një Përgjigje