TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Prill 2026, 20:25

Sulmi ndaj presidentit Trump, Ilir Kulla zbulon ku dështuan organet e sigurisë

Shkruar nga Pamfleti

Sulmi ndaj presidentit Trump, Ilir Kulla zbulon ku dështuan organet e

Tentativa për vrasjen e presidentit amerikan Donald Trump ka ngritur pyetje të mëdha mbi sigurinë dhe polarizimin politik në Shtetet e Bashkuara. Sipas ekspertit të sigurisë, Ilir Kulla, ndërsa reagimi i shërbimeve të sigurisë ishte shembullor, ngjarja në vetvete ekspozon një të vërtetë më të thellë. 

Duke folur për emisionin “Të Pashoq” në kanalin në Youtube të “Pamfleti”-t, Kulla tha se dështimi qëndron te "shërbimi i parashikimit" dhe parandalimit të rasteve të tilla. Sipas tij, fakti që një individ i armatosur arriti të pozicionohej aq afër objektivit tregon për një lëshim në sistemin e inteligjencës parandaluese. Eksperti shpjegon se konteksti i ngjarjes është thelbësor për të kuptuar dinamikën e sulmit. 

Pjesë nga intervista:  

-Do të flasim sot për kryelajmin e këtyre ditëve, atë që ndodhi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sërish me protagonist presidentin Donald Trump. Një tjetër tentativë ndaj tij. Nga një hulumtim i thjeshtë rezulton se nga viti 2016 deri në vitin ku jemi aktualisht 2026, numërohen plot nëntë tentativa për të eleminuar presidentin amerikan. Për të folur për këtë, por jo vetëm, besoj se kam njeriun e duhur sonte, ekspert i sigurisë Ilir Kulla me mua. Tani, unë e thashë edhe në hyrje. Impakti i parë, pasi kjo ngjarje ndodhi, ishte, vërtet? A është e vërtetë? Domethënë, flasim për një event ku ishin kokat e shtetit amerikan dhe siguria duhet të ishte maksimale. Pra, një çedim kaq i madh në radhët e sigurisë. 

Ilir Kulla: T'i sqarojmë gjërat. Ka, siguria ka funksionuar. Ishte ekipi i tij i sigurisë edhe i i zëvendëspresidentit J.D. Vance, që reagoi në kohë rekord dhe ti e sheh mënyrën se si e marrin atë, zvarrë madje, Trumpi bie, pra prapë vihen mbi të, vënë trupat që mos të ketë goditje, e marrin dhe e kalojnë. Ky është ekipi i sigurisë, ky është Secret Service që i thonë ata, dhe ajo që ne e quajmë gardë, pra mbrojtja e afërt. Çfarë nuk ka funksionuar atje? Atje nuk ka funksionuar i ashtuquajturi shërbimi i i parashikimit. Pra, parandalimit. Tashi pse? Se çdo gjë ka një shpjegim. E para, subjekti i i aktivitetit është një hotel i rëndësishëm në Washington, është Hilton Washington, që është një vend ku bëhen shpesh evente. Vitin '81 ka patur madje edhe aty afër një tentativë, tentativë për atentat ndaj presidentit Reagan. Është në qendër të Washington-it dhe është një hotel. Imagjino Sheraton-in që kemi pasur ne që sot Maritim Hotel Albania, poshtë bëhen aktivitetet apo dhe ku di unë, placën dhe në pjesën tjetër është hoteli. Njerëzit në hotel hyjnë dhe dalin sepse janë ata mysafirët e hotelit. Personi në fjalë ishte nisur me tren nga Kalifornia. Kalifornia njihet si një rajon gjithmonë i majtë, demokrat, ka qenë gjithmonë kundërshtar me Trump-in, po jo po, por me gjithë republikanët. Ai nuk ka fluturuar, por ka lëvizur me tren. Një nga debatet më të mëdhaja në ShBA, dhe është, jo i vogël sepse ka bërë shumë viktima ndër vite, një nga debatet më të mëdha në ShBA ka qenë dhe mbetet çështja e e armëmbajtjes, përdorimit të armatimeve, mundësisë së blerjes së armëve të lehta edhe të armëmbajtjes.  

Madje Presidenti Trump dhe republikanët janë ndër ata që kanë qenë gjithmonë pro kësaj gjëje. Janë me dhjetëra dhe qindra raste ndër vite që ne kemi masakra në shkolla amerikane, në supermarkete, në familje e të tjera, pikërisht si rrjedhojë e armëmbajtjes dhe kjo ishte një demonstrim tjetër i kësaj gjëje. Pra, mjafton të njohësh politikën e brendshme amerikane, mjafton të njohësh shoqërinë amerikane për të kuptuar që kjo është tërësisht e mundshme. Pjesa tjetër është që nuk e ndihmon debatin, në mënyrë të veçantë zotin Trump në vitin elektoral që ka ShBA-ja. Ka të bëjë me faktin që edhe historia e asaj policisë anti-emigracion ICE, që ishte atje, që është një gjë që ka krijuar shumë debat, dhuna, vrasja e një nëne civile, e të tjera, kupton? Edhe debati mbi emigracionin. Ki parasysh që Kalifornia, Kalifornia është rajoni i fundit që i është bashkangjitur ShBA-së pasi ka qenë pjesë e Meksikës. Problemi i emigracionit, problemi i hispanikëve është shumë prezent në në këtë shtet. Ëh, debati aktual i politikës botërore. Një luftë në Gjirin Persik, që ka krijuar probleme jo të vogla në ShBA përsa i përket edhe debatit publik, diskursit publik, katolik, jo katolik, mysliman, jo mysliman, hebrenj, jo hebrenj, luftë, jo luftë, ëh, çmimi i naftës për gallon, apo jo çmimi i naftës, ëh, Meksika, rënia e grushtit të shtetit në Venezuelë. Imagjino që sivjet në Amerikë do të jenë, do të jetë kampionati botëror, në Amerikë, në Meksikë, në Kanada, pra do të jetë dhe një problem sigurie gjithmonë edhe më i madh. Ëh, janë një seri faktorësh të cilët, duam s'duam ne, tregojnë atë që ne kemi ditur gjithmonë, që dobësia e Amerikës nuk është jashtë, në politikën e jashtme. Dobësia reale e Amerikës është brenda. Mjafton të ndjekësh debatin publik të Presidentit Trump në 2016 kur u zgjodh për herë të parë, 2020 kur iku nga nga Shtëpia e Bardhë, ku u luftua në Kongresin Amerikan, harrove?  

U përplasën me armë, u vranë njerëz, u plagosën, u dënuan me burgim të përjetshëm e të tjera. Dhe tashmë dhe kjo situatë, me këtë diskurs publik, me këtë debat, me këtë prezencë të krizës ndërkombëtare, me sjelljen jo pak arrogante të të Trump-it dhe të mbështetësve të vet në publik brenda për brenda Amerikës, e kupton? Ëh, duke patur prezent që ky është një vit i rëndësishëm për ShBA-në, sepse është viti i mid-termit, pra i zgjedhjeve të nëntorit. Pra ne jemi, ne jemi gati në maj, është maj, qershor, korrik, gusht, shtator, tetor. Për gjashtë muaj janë zgjedhjet. Dhe Amerika është një vend që zgjedhjet fillojnë, zgjidhen anëtarët e Kongresit, zgjidhen guvernatorët, zgjidhen senatorët. Pra, nuk është një gjë e paparashikuar. Ëh, subjekti në fjalë, i cili mund të quhet, zoti Trump e quajti 'ujk i vetmuar', se kështu quhen në gjuhën e sigurisë. Subjekti në fjalë është një personazh, i cili nuk mund ta ndjekësh edhe ta parashikosh, sepse është inxhinier, 30 e ca vjeç, normal, pa probleme të rendit publik e të tjera. Sigurisht mund të ketë probleme psikopatie, siç ka shumë në Amerikë. Ka hyrë dy ditë përpara në hotel, ka marrë dhomën, i ka pasur armatimet në në valixhe e të tjera dhe realisht ai nuk e ka rrezikuar kurrë jetën e presidentit Trump, me mënyrën se si ka reaguar edhe me, edhe të zëvendëspresidentit, edhe të First Lady-t, pra të zonjës Melania. Por ai me gjithë ato armatime ka rrezikuar jetën e civilëve, të gazetarëve që ishin në sallë. Sepse, në një moment të caktuar ajo gjëja mund të dilte jashtë kontrollit dhe ata mund të, aty mund të kishim pasur një masakër të civilëve, njerëzve që ishin në sallë dhe sigurisht që siç bëri lajm, do bënte lajm më shumë edhe do do verifikohej. 

trump atentati

Lini një Përgjigje