TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Prill 2026, 21:02

Përplasja Gjermani-SHBA, Ilir Kulla: Lufta në Iran nxori në pah përçarjen

Shkruar nga Pamfleti

Përplasja Gjermani-SHBA, Ilir Kulla: Lufta në Iran nxori në pah

Tensionet e fundit me në qendër Iranin kanë nxjerrë në pah një përplasje të thellë brenda aleancës perëndimore, veçanërisht mes Shteteve të Bashkuara dhe Gjermanisë, duke ngritur pikëpyetje serioze për unitetin dhe gatishmërinë e saj përballë kërcënimeve globale.  
 
Sipas ekspertit të sigurisë Ilir Kulla, Irani ka zbuluar se është më shumë se një kërcënim i largët; ai përfaqëson një realitet të fuqishëm shkencor, industrial dhe ushtarak. Me një sistem sigurie tejet të sofistikuar dhe i zhvilluar si një superfuqi rajonale ushtarake pas dekadash konfliktesh, Irani ka demonstruar një kapacitet që shpjegon vendime të mëparshme gjeopolitike. 
 
Në këtë kontekst, Kulla shtoi se qëndrimet e ish-presidentit amerikan Donald Trump, shpesh të kritikuara nga aleatët europianë, shihen tashmë në një dritë tjetër. Eksperti tha se bota reale kërkon angazhime financiare konkrete dhe jo thjesht diskutime për ushtri të përbashkëta europiane, ndërkohë që buxhetet ekzistuese të mbrojtjes nuk plotësohen.  
 
Ai shtoi më tej se nga ana tjetër, Europa, me Gjermaninë në veçanti, duket se ka adoptuar një qasje të strucit, duke injoruar rreziqet në rritje. Kulla në emisionin “Të Pashoq” në kanalin në Youtube të “Pamfleti”-t, theksoi se dështimi për të përmbushur detyrimet financiare ndaj NATO-s për vite me radhë, ka krijuar një boshllëk sigurie.  

Pjesë nga intervista:  
 
-Është regjistruar orët e fundit dhe ditët e fundit si një përplasje e fortë mes presidentit amerikan dhe kancelarit gjerman, Friedrich Merz. Ky i fundit flet për një rrezik të madh që i kanoset unitetit të perëndimit, me të gjithë qasjen që po praktikon presidenti amerikan lidhur me zhvillimet në Lindjen e Mesme me kryeqendër Iranin. Si e mendon këtë përplasje, si e komenton?  
 
Ilir Kulla: Shiko, Irani zbuloi gjithëve një gjë. Unë e kam ditur, ja zbuloi publikut, edhe njerëzve që kam. Irani zbuloi që ëh, është një blef i rremë. Ka një realitet të brendshëm shkencor, industrial, jo indiferent. Ëh, ka një botë shkencore shumë të zhvilluar, jo rastësisht shkronja është qyteti më 1400, 1500 vjet më përpara. Ka një sistem sigurie shumë të sofistikuar. Dhe halli nga luftërat që janë bërë nga '80-ta deri në sot, gjithë luftërat e rajonit e të tjera, e ka bërë që të jetë edhe një lloj superfuqie rajonale ushtarake. Në këtë pikë, në këtë pikë pra, duke parë sistemin raketor të Iranit, ne kuptojmë pse Presidenti Trump doli nga marrëveshja me Iranin në 2018. Ne kuptojmë pse Izraeli ka dashur që gjithmonë të mos ketë një marrëveshje me Iranin dhe të mbrohet nga Irani. Dhe pse ka dashur mbështetjen e Amerikës. Sepse Irani realisht është një fuqi e tillë që mund ta shkatërrojë Izraelin. Ku janë të gjithë ata që thonë jo, Izraeli nuk mund të sulmojë Shqipërinë, të kujtohet? Edhe ky Irani nuk mund të sulmojë Shqipërinë. Ata që thonë Irani nuk mund të sulmojë BE-në.  
 
Kujtohet fare dy muajsh ishin. Ku janë sot? Erdhi ambasadori amerikan në NATO para një jave në Shqipëri. Dhe në emrin e NATO-s i kërkoi qeverisë shqiptare që, vitin që vjen që do bëhet samiti këtu, i kërkoi që Shqipëria të pajiset me sisteme satelitore, i kërkoi kryeministrit të Shqipërisë me sisteme mbrojtjeje. Shkoi vizitoi aeroportin e e e Kuçovës, që është një aeroport i NATO-s, kërkojmë mbrojtje. Pra, Irani na tregoi që ekziston një realitet tjetër dhe në një koalicion ushtarako-ekonomik me Kinën, me Rusinë, me Korenë e Veriut, me vende të cilat janë shumë të zhvilluara nga kjo pikëpamje. Pra realisht, ç'është ajo që para një muaji na tha kur ishim në mëngjes me Presidentin e Azerbajxhanit, Aliyev, dhe ishim rreth 40 veta, ishte dhe Charles Michel, ishte dhe ëh, Romano Prodi, ishin një sërë liderësh atje, thotë, ju, nuk i tha ju se nuk i bëri agresion, por tha, unë jam sulmuar, tha, se kam përdorur, tha, buxheti kryesor i im ka qenë buxheti i sigurisë e të tjera.  
 
Po shikoni tha që unë kam pasur të drejtë. Pra, çfarë ka thënë Presidenti Trump këto këto vite, që nga 2016? Ju nuk plotësoni 2% e GDP-së për NATO-n. Tani thotë duhet të çojmë atë angazhimin që morëm vjet, që është 5% i GDP-së për NATO-n. Pra, nuk është se po jetojmë në një botë që s'është reale, kjo është bota reale. Janë ca të tjerë që nuk janë reale, ata që thonë, jo do bëjmë ushtrinë europiane. Po ju e keni ushtrinë, e keni NATO-n dhe s'po paguani buxhetet. A e di ti që në Shqipëri, po flas për Shqipërinë tonë që ne kemi qenë një vend i militarizuar, s'po flas për vende të tjera europiane. Ka që në vitin 2008 që rinia nuk bën më shërbim ushtarak. E zëmë se bie një fatkeqësi. Mo zjarre, mo përmbytje, mo tërmet, siç kemi pasur. Kush reagon? Dhe kujt i kërkohet? Pse? Sepse kemi kthyer, duke, ne po bëjmë një sjellje si ai e strucit, e nderuar. Duke qenë që fusim kokën poshtë dhe nuk e shohim atë që, themi që kjo gjë s'ekziston. Po është filozofike, jo pse nuk e sheh ti çfarë është shkruar këtu, kjo gjë nuk ekziston. Pra, mundësia për të pasur një luftë reale na u tregua në këto ditë lufte. Dhe na u tregua që edhe një fuqi si Irani, që nuk është as Kina, as Rusia, mund të na bëjë të flasim me vete dhe duhet që të jemi të qartë dhe të sofistikuar për atë çka i përket të përgatitur për çështjet e sigurisë. Nëse duam që ne të jemi, të kemi një detantë, nëse duam që ne të kemi një doktrinë për të shqetësuar përpara dhe të lëmë shoqëri të zhvilluara, fëmijë, familje të zhvilluara e të tjera, duhet të jemi dhe të mbrojtur. Duhet të kemi siguri. Dhe këtë duhet ta ketë gjithë perëndimi. Nuk e shohim më shumë Iranin sesa si kërcënim, sesa si realitet se si është pjesa tjetër e botës.

-Jo, dakord, kjo pjesa që ngre ti, ka të drejtë Trump, por nga ana tjetër edhe Merz ka të drejtë kur kritikon qasjen e Trump-it në raport me frikën e unitetit të perëndimit. Nuk është faji...

Ilir Kulla: Po pra, po uniteti, po uniteti, uniteti i perëndimit si, si u, si u prish? Uniteti i perëndimit ka filluar të prishet qysh në 2016 kur Trump thoshte plotësoni 2% e GDP-së dhe kush nuk e plotësonte 2% e GDP-së? Gjermania. Që ishte dhe ekonomia më e fortë e Europës. Tani Gjermania e ka kuptuar që, dhe tani ka filluar një program, po ky programi që ka filluar tani do nja 10 vjet.  
 
A të kujtohet që Presidenti Trump tha më duhen anije tha për çminimi tha, për sigurinë e kanalit të Hormuzit e të tjera. Çfarë tha Gjermania? S'kam unë, kaq për vete a kam, tha. Pra, ka një fillim kjo gjëja dhe ka një shpjegim që të ketë një fund. Pra, nëse kemi mbërritur këtu, faji nuk është vetëm i njërës palë. Ah, ku gabon Trump? Tek mënyra se si flet. Por thelbi i një gjëje, ai ka të drejtë. Në thelbin e një gjëje, ai ka të drejtë. Ku e ke ti pra, mbrojtja ajrore e Evropës? Se dëgjova dhe nja dy rrushka këtu në Shqipëri që thonë, jo po të nisen raketat atje s'na bie ne gjë se ka mbrojtje ajrore. Ku ka mbrojtje ajrore Evropa? S'kishin mbrojtje ajrore të Izraelit dhe të Arabisë Saudite dhe besoj Izraeli dhe Arabia Saudite kanë harxhuar shumë para për raketa dhe për mbrojtje ajrore. Këta? Këta s'kanë paguar as rrogat, as sigurimet shoqërore të një pjese.

-Pjesa e mbrojtjes ajrore e NATO-s i rrëzoi raketat që u nisën edhe për Turqinë.

Ilir Kulla: Jo, i rrëzoi mbrojtja ajrore e Turqisë, edhe i thanë e NATO-s se Turqia është vend anëtar.  Po tashi i rrëzojnë mbrojtja ajrore... ne pamë, Izraeli është vendi me mbrojtjen ajrore më të zhvilluar. Izraeli është një vend që harxhon shumë para. Izraeli sot, e nderuar, po të dojë të sulmojë një vend në BE, është në gjendje të thërrasë 500,000 rezervistë brenda tre ditësh. Cili vend europian është në gjendje të bëjë këtë punë? S'ka funksionuar pra. Pra, ne kemi një BE e cila është pjesë e sistemit të sigurisë së perëndimit, e cila përveçse ka bërë biznes me Kinën, me Indinë, me kë ka mundur e të tjera e të tjera, nuk e ka vënë ujin në zjarr nga kjo. Tani ka filluar të vërë ujin në zjarr. A do thuash që është përgjegjësia e Merz-it? Jo, sepse Merz-i nuk ka qenë në politikë, nuk ka qenë kryeministër, kanë qenë disa të tjerë përpara. Por Gjermania është qartësisht, dhe jo vetëm Gjermania, nga ata anëtarë të rëndësishëm të NATO-s që për shumë vite me vetëdije nuk e ka plotësuar 2%-shin e GDP-së, që është kusht për ekzistencën e NATO-s. 

kulla

Lini një Përgjigje