TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Prill 2026, 21:00

Nga David Alaba te kancelari dhe presidenti austriak, si call center-at në Tiranë mashtronin me imazhe VIP-ash

Shkruar nga Pamfleti
Nga David Alaba te kancelari dhe presidenti austriak, si call center-at në
Alaba-kancelari dhe presidenti austriak

VIP-at si karrem: skema e call center-ave në Tiranë që zhvaste qytetarët europianë

Vijojnë të dalin në dritë detaje të reja nga aksioni kundër call center-ave, i zhvilluar pak ditë më parë në Tiranë. Europol dhe Eurojust nxorën sot foto të ndërtesave dhe qeseve me para, teksa treguan skemën se si funksiononte rrjeti.

Ndërkohë, mediat austriake kanë shkuar dhe më tej, duke treguar se grupi ishte aq i sofistikuar, sa ka përdorur edhe imazhin apo emrat e një sërë figurash të njohura vendase, për të manipuluar opinionin publik.

Sipas “Di Presse”, në vitin 2023 pati një rritje të raportimeve për mashtrim. Dëmi arrin në të paktën 50 milionë euro, por hetuesit besojnë se është dukshëm më i lartë. Mashtrimi përfshinte përdorimin e identiteteve të figurave të njohura, nga Presidenti austriak Alexander Van der Bellen, te prezantuesit Armin Wolf dhe Nadja Bernhard.

Rrjeti që operonte në Tiranë krijonte video me Inteligjencë Artificiale me imazhet e tyre, duke promovuar investimet në bursat mashtruese.

Po ashtu janë përdorur video me imazhin e kancelarit austriak Karl Nehammer, futbollistit David Alaba, ish-yllit të skive Hermann Maier, prezantuesve televizivë Armin Assinger dhe Mirjam Weichselbraun, si dhe të artistit të kabaresë dhe prezantuesit të "Willkommen Österreich", Christoph Grissemann.

Pra, krijoheshin video sikur personazhet më sipër kishin investuar në këtë rrjet dhe kishin fituar. Videot promovoheshin në rrjetet sociale, por që në fakt kanë qenë manipulime.

Skema

Viktimat tërhiqeshin nga platforma investimesh online në dukje legjitime përmes reklamave mashtruese në mediat sociale ose kërkimeve në internet, të joshura nga premtimi i investimeve fitimprurëse. Pas regjistrimit fillestar me këta ndërmjetës të rremë online, viktimave u caktoheshin "agjentë mbajtës" të cilët imitonin këshilltarët ose ndërmjetësit e investimeve.

Këta agjentë menaxhuan llogaritë e viktimave për periudha të gjata kohore, shpesh duke përdorur softuer me qasje në distancë për të fituar kontroll të plotë mbi pajisjet elektronike të viktimave. Mashtruesit pretendonin se ishin ekspertizë profesionale dhe përdornin presion psikologjik për të bindur viktimat të bënin investime shtesë, duke pretenduar në mënyrë të rreme se do të ishin fitimprurëse. Në të vërtetë, fondet nuk u investuan kurrë, por u kanalizuan në një skemë të ndërlikuar ndërkombëtare të pastrimit të parave, duke u zhdukur përfundimisht në duart e organizatës kriminale. /Pamfleti

 

austri call center

Lini një Përgjigje